“Jam i emocionuar, dua t’ia kthej titullin klubit më të madh në Poloni” - Ermal Krasniqi flet në prezantimin te Legia

Ermal Krasniqi ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi është huazuar nga Sparta Praga te gjiganti polak Legia Varshavë për sezonin 2025/26, me mundësi blerjeje të kartonit.
Sulmuesi i Kosovës, që ka fituar dy herë kampionatin me Ballkanin dhe ka luajtur edhe në garat evropiane kundër gjigantëve si Inter dhe Manchester City, është pritur ngrohtësisht në kryeqytetin polak.
Krasniqi sot është prezantuar, ku do ta bartë fanellën me numrin 77 te klubi më i madh polak.
“Faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë në klub. Ndihem shumë mirë dhe i emocionuar që ndodhem këtu në klubin më të madh në Poloni".
"Do të përpiqem të tregoj më të mirën time për të ndihmuar ekipin dhe shpresoj ta sjell titullin përsëri te Legia. Pozicioni im kryesor është si sulmues i krahut të majtë, por mund të luaj edhe në të djathtë dhe si sulmues”, deklaroi Krasniqi.
Krasniqi ka gjithashtu tetë paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ku ka shënuar dy gola, dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për Legian në objektivat e sezonit të ri. /Telegrafi/





































