Kryeparlamentari i dikurshëm i Kosovës, tash kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar përplasjet e fundit në mes zyrtarëve të partisë së tij dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, pas vendimit të PZAP që të dërgojë në rinumërim shumicën e vendvotimeve dhe largimin nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në zgjedhjet e 6 tetorit votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi”.
“Kur në vitin 2004, pas zgjedhjeve PDK-ja mbeti në opozitë, Kryetarit e Kryesisë u vinte vështirë e sidomos, vështire i vinte Kryetarit i cili hulumtonte një mënyrë për të hyrë në qeveri. Në një mbledhje të Kryesisë u pata thënë: Duhet ta harrojmë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës. Le të përgatitëm për tre dimra të qëndrimit në opozitë. Dhe vërtetë qemë pajtuar me atë fakt dhe në Kuvend opozitarizmin e pata udhëhequr unë si Kryetar i GP të PDK-së”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“KËSHILLEN QË IA DHASH PARTISË FITUESE NË ZGJEDHJET E VITIT 2007!
Kur në vitin 2004, pas zgjedhjeve PDK-ja mbeti në opozitë, Kryetarit e Kryesisë u vinte vështirë e sidomos, vështire i vinte Kryetarit i cili hulumtonte një mënyrë për të hyrë në qeveri. Në një mbledhje të Kryesisë u pata thënë: Duhet ta harrojmë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës. Le të përgatitëm për tre dimra të qëndrimit në opozitë. Dhe vërtetë qemë pajtuar me atë fakt dhe në Kuvend opozitarizmin e pata udhëhequr unë si Kryetar i GP të PDK-së. Sesi e kam udhëhequr opozitën secili njeri që donë të lexoi i gjen në librin: Reflektime Demokratike, botim i SHB “Buzuku”, Prishtinë 2017.
Kur në fund të vitit 2007 PDK doli partia e parë, pasi u zyrtarizua rezultati final, ne një mbledhje të KD të partisë, anëtarëve të KD dhe të zgjedhurve për deputet ju pata thënë:
Gjatë qëndrimit në opozitë, kemi qenë zë opozitar dhe më të drejtë kemi ngritur zërin për të gjitha problemet që i kishte Kosova. Por, ajo që duhet ta kuptojmë tani, u thash, është: Në Kuvend më nuk jemi opozitar. Gjuha që e kemi përdorur si opozitar, në rrethanat e reja nuk mund ta përdorim. Përgjegjësia për secilin nga në ka ndryshuar. Gjuha e jonë e komunikimit duhet të jetë krejt tjetër, për faktin se përgjegjësia e jonë do të jetë krejt ndryshe. Nëse deri dje gjuha e jonë ishte opozitare dhe kishte për qellim adresimin për anëtaret e simpatizantët e PDK-së, tani përgjegjësia e jonë është për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shteti është i të gjithëve dhe nuk jemi shtet-parti. Pra përgjegjësia e jonë si parti në drejtimin e qeverisë duhet të jetë krejt tjetër.
Në tri vitet e para jam i bindur se janë bërë punë të mira, sidomos në ligjbërje. Vërejtja ime në fund të legjislaturës së parë të Pavarësisë ishte pse nuk u patëm dhënë në shumë raste përgjeg jësi institucionale njerëzve kompetent, por kjo nuk u dëgjua dhe në legjislaturën e dytë gjendja në dhënien e përgjegjësive u përkeqësua. Institucionet e shtetit nuk mund të përfaqësohen e as të drejtohen nga njerëzit që nuk e kanë asnjë përvojë institucionale.
Shkurt: Gjuha që përdor partia politike duke qenë në opozitë, nuk mund të përdorët duke qenë para një qeverisje të mundshme apo në qeverisje. Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë. Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetar.
Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë