Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentari i Kosovës, ka festuar 24 vjetorin e martesës me bashkëshorten, Sevije.

Ai ka zbuluar se është martuar në moshën 40-vjeçare, ndërsa një pjesë të jetës i ka munguar familjes pasi që ishte i burgosur politik nga regjimi i atëhershëm jugosllav.


Ai me këtë rast ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet përkrah bashkëshortes dhe fëmijëve, transmeton Telegrafi.

“Më një dhjetor 2015, me familjen time të ngushtë e kujtuam 24 vjetorin e martesës sime me Sevdijen!
Atëherë unë i kisha 40 vjet jetë. Dhjetë vitet e fundit i kisha kaluar në burgjet jugosllave! Atëherë si kundërrevolucionar!
Sot si opozitar!
Kjo është jeta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Vlen të theksohet se nga martesa e tij me bashkëshorten ka katër fëmijë, përkatësisht një djalë dhe tre vajza. /Telegrafi/