LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi: AAK-ja nuk mundi ta kundërshtonte ofertën e PDK-së (Video)

Jakup Krasniqi: AAK-ja nuk mundi ta kundërshtonte ofertën e PDK-së (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pranuan që të jenë pjesë e koalicionit me PDK, pasi nuk mundën t’i rezistonin ofertës së PDK-së, për kryeministrin.

Sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë koalicioni me PDK-në pasi nuk kanë pas ndonjë plan për të krijuar koalicione të tilla.

“Erdhi një ofertë mjaft serioze nga PDK-ja për partnerin e koalicionit tonë. Për ofertën që i bënë PDK-ja AAK-së, nuk mundën ta kundërshtojnë”, tha ai.


Krasniqi u shpreh se koalicioni i cili u vendos të bëhet gjatë natës, nuk paraqet ndonjë problem për të, pasi punët ilegale para luftës i ka kryer më shumë natën se ditën.

“Nuk e kam në vështirësi koalicionin e natës, pasi kam punuar shumë natën. Edhe para luftës kemi qenë në organizatat ilegale dhe shumicën e punës e kemi kryer natën. Pak ka rëndësi sepse edhe nata është pjesë e ditës”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tregoi se ka qenë themeluesi i Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo largimi nga kjo parti sipas tij u bë për arsye se lideri i asokohe Hashim Thaçi, nuk qeveriste si duhet me vendin dhe nuk kishte stabilitet në programin e tij.

“Fillimisht mund të them që ndjehem mirë që jam një nga themeluesit e PDK-së. Kjo parti fillimisht ka qenë e orientimit të majtë. U larguam në kohën kur PDK-ja, në programet saj rrëshqiste nga e majta në të djathtë dhe kur lideri i saj nuk qeveriste dhe nuk vendoste njerëzit e duhur në vendin e duhur. Pra edhe debati ishte i ngufatur. E formuam ‘Nisma për Kosovën’, një parti në orientimin e majtë”, shtoi tutje Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori