LAJMI I FUNDIT:

Jakiq: Dyert tani janë të hapura dhe procesi i negociatave duhet të fillojë

Jakiq: Dyert tani janë të hapura dhe procesi i negociatave duhet të fillojë

Maqedonia e Veriut ishte gati edhe në vitin 2004 kur ne u bëmë anëtare e plotfuqishme e BE-së, por fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi. Dyert tashmë janë të hapura dhe procesi i negociatave duhet të fillojë dhe të vazhdojë, tha sot kryetari i Rrjetit liberal të Evropës Juglindore dhe ish ministër i Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiq i cili ka qenë një nga panelistët në konferencën “QVO VADIS EVROPA 2022? “Inkurajimi i zgjerimit dhe integrimit të BE-së”.

Siç vlerësoi Jakiq, lufta në Ukrainë e ktheu në fokus zgjerimin e BE-së, ndërsa ata që deri para disa vitesh ishin skeptikë rreth këtij procesi, si Franca, “sot janë forca lëvizëse e saj”.

“Kthehemi në rrugën e duhur. Nuk do të jetë lehtë, por është shumë me rëndësi t’u thuhet njerëzve se këtë nuk e bëni për Brukselin apo BE-në, por për vete, për qytetarët tuaj, për njerëzit që jetojnë këtu dhe duan shoqëri ku sundon ligji, ku ka liri të mediave…”, theksoi Jakiqi.


Sipas tij, BE-ja është e vetëdijshme se nuk guxon të lejojë vakum kur është në pyetje Ballkani Perëndimor, pasi atë hapësirë ​​mund ta shfrytëzojnë “lojtarë” të tretë, si Rusia dhe Kina.

“Mendoj se BE-ja e kupton se nëse këto aktivitete nuk vazhdojnë, krijohet vakum. Nëse BE-ja nuk merr pjesë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet vakumin, ajo do të mbushet me lojtarë të tretë si Rusia, Kina dhe në disa raste Turqia, por kryesisht me Rusinë dhe Kinën. Ndoshta Mali i Zi mund të thotë se sa e rëndësishme është që BE të ndërhyjë dhe të mos lejojë që kjo të ndodhë”, theksoi Roman Jakiq në paneli diskutimin “Ruajtja e impulsit të ri në zgjerimin e BE-së”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.