LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga takon nënë Ferdonijen dhe familjen e heroinës Yllka Domi

Jahjaga takon nënë Ferdonijen dhe familjen e heroinës Yllka Domi

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë festën e Kurbran Bajramit me Ferdonije Qerkezin, një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ia mori bashkëshortin dhe katër djemtë.

Në takimin e tyre në Gjakovë së bashku me Jahjagen, ishte edhe autorja e emisionit “Radar” në Radio Televizionin Dukagjini, Edita Doli.

“Këtë festë Bajrami vendosa që së bashku me miken time, Edita Doli, ta kalojmë së bashku me nënë Ferdonije Qerkezin, e cila ka humbur bashkëshortin dhe djemtë e saj në luftë”, është shprehur Jahjaga.


Ndërkaq, vizita e ditës së parë e festës së Kurban Bajramit nuk mbaroi me kaq, Jahjaga dhe Doli, kanë vazhduar të bashkëndajnë gëzimin e festës edhe me prindërit e poetes dhe heroinës Yllka Domi, e cila në vitin 1999 është vrarë nga forcat serbe, por kujtimet dhe veprat e saj janë të pavdekshme.

“Një copëz të festës e ndamë edhe me znj.Dashurie dhe z.Afrim Domi, prindërit e poetes dhe heroinës Yllka Domi, e cila e dha jetën e saj për lirinë e Kosovës”, ka thënë ish-presidentja e vendit.

Prindërit e Yllka Domi, Afrim Domi dhe Dashurie Domi së bashku me Atifete Jahjagen dhe Edita Dolin

Gjithashtu, Jahjaga ka thënë se ditët e festave bëjnë bashkë shumë familje, dhe e bënë secilin të mendojë për çdo bekim që kanë.

Ndërsa, sipas saj gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet edhe të rikujtojmë se gëzimi dhe festat vetëm se bëhen më të mëdha kur ndahet me të tjerët.

“Ditët e festave mbledhin familjet dhe na bëjnë të mendojmë për bekimet që i kemi. Por, gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet të rikujtojmë që gëzimi e festa shumëfishohet nëse e ndajmë me të tjerët”, ka thënë Jahjaga.

Jahjaga ka thënë se prindërit e Yllka Domit, Dashurie dhe Afrim Domi, janë shembull i fuqisë, shpresës së pa shteruar vetëm për një Kosovë të cilën e kanë ëndërruar dëshmorët e paharruar të luftës për liri.

“Nënë Ferdonija, znj.Dashurie e z.Afrimi janë shembulli i fuqisë, qëndrueshmërisë, e shpresës për një Kosovë të cilën e ëndërruan ata që ranë për të” ka thënë Jahjaga.

Ndërkaq, ajo ua ka uruar çdo qytetari myslimanë, festën e Kurban Bajramit, duke thënë se tryeza e Bajramit të kujton se sa e rëndësishme është familja dhe sa të çmueshme janë momentet që ndahen me të tjerët.

“Qytetarë të dashur myslimanë, me fat festa e Kurban Bajramit! Begatia, harmonia dhe dashuria e pafund shoqërofshin përherë familjet e juaja. Mos harroni të ndani dashuri e pak nga tryeza e juaj e Bajramit me ata që kanë nevojë për pak nga lumturia e begatia e shtëpive tuaja”, është shprehur Jahjaga. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori