Derisa pjesa dërmuese e stafit, përfshirë edhe Zyrën Ligjore të Presidencës, është duke i rekomanduar të parës së vendit që të mos e miratojë listën me emrat e kandidatëve për ambasadorë, pjesa tjetër preferon që të dekretojë listën e kandidatëve.

“Zyra Ligjore dhe shumica e këshilltarëve po i bëjnë presion presidentes që të mos e nënshkruajë, ngase gjatë përzgjedhjes së kandidatëve është shkelur Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik (paragrafi 7, pika 7), ndërsa kundër këtij qëndrimi është këshilltari i presidentes, Ramush Tahiri, i cili po insiston që presidentja ta nënshkruajë atë”, ka thënë burime të “Zërit”, të afërta me Presidencën.


Ndryshe, ishte Ramush Tahiri ai i cili ia kishte shkruar fjalimin Jahjagës gjatë përvjetorit të PDK-së, fjalim ky që ngjalli reagime gjithandej opinion kosovar. /Telegrafi/