Mbreti i muzikës pop në fillim kishte konfirmuar se do të mbante vetëm dhjetë koncerte në O2 Arena në Londër, por tani ai ka ndryshuar mendje pasi që më shumë se 1.5 milionë njerëz janë regjistruar për të blerë bileta për koncertet e tij.

Biletat dalin në treg të premten, ndërsa mësohet se fansa nga vende të shumta janë regjistruar për të blerë bileta.

Çmimi i biletave lëviz nga 50, 65 dhe 75 funte, ndërsa faqja e internetit eBay tashmë ka filluar ankandin ku vlera e biletave ka arritur 700 funte. Mësohet se dy bileta për ulëset e përparme kushtojnë 10.000 funte.