Krijuesi i hitit “Thriller”, ka zbuluar rikthimin e tij në skenë në javën e kaluar në një konferencë shtypi në kryeqytetin britanik, duke paralajmëruar 10 koncerte për muajin korrik.

Më shumë se një milionë tifozë u regjistruan për të blerë tiketa për 10 paraqitjet e tij në skenën që mbart 20 mijë njerëz. Dhe sipas disa medieve angleze, këngëtari ka shtuar numrin edhe për nëntë paraqitje të tjera, që pritet të shtohen edhe më shumë.

Koncertet janë të konfirmuara se do të fillojnë nga 8 korrik dhe do të zgjasin deri më 24 gusht.

Jackson nuk ka zhvilluar një koncert që nga viti 2001, duke thënë edhe se këto do jenë të fundit të tij në Londër.