Jackson nuk ka planifikuar 50 koncerte në Londër

Këngëtari i hitit “Thriller” ka vendosur t’i kthehet sërish skenës nga muaji korrik për një varg koncertesh në O2 Arena të kryeqytetit britanik.
Mirëpo, Mbreti i muzikës pop fillimisht kishte paralajmëruar mbajtjen e vetëm dhjetë koncerteve në Britani të Madhe, të cilët do të ishin si pjesë e turneut të tij botëror.
Ndërsa ai ka mbetur i shokuar kur ka marrë vesh që promovuesit e tij e kanë ngritur në 50 numrin e koncerteve që do të mbahen në Londër, pa e pyetur fare këngëtarin.
“Nuk e di si do t’i mbaj 50 koncerte. Jam shumë i hidhëruar me promovuesit, sepse unë dëshiroja t’i mbaja vetëm dhjetë koncerte në Londër dhe pastaj të shkoja edhe në vende tjera, jo të mbaja vetëm në një vend 50 koncerte...”, është cituar Jackson nga “The Sun”.
Nga
Telegrafi
02/06/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































