LAJMI I FUNDIT:

Ja si e shënoi Shkupi “Orën e Planetit Tokë”

Ja si e shënoi Shkupi “Orën e Planetit Tokë”

Qyteti i Shkupit mbrëmë ka qenë pjesë e aksionit “Ora e Planetit Tokë”, eventi më i madh vullnetar botëror i cili ka për qëllim që përmes shkyçjes së ndriçimit në kohëzgjatje prej një ore të dërgojë mesazhin për shpëtimin e planetit.

Motoja e sivjetmë e aksionit global është “Shkëlqe dritën e ndryshimeve klimatike”.

Në Shkup ndriçimi ishte shkyçur në rrugën “Maqedonia”, në “Pallatin Ristiç“, Urën e Gurit, parkun “Gruaja Luftëtare”, sheshi Filipi i Dytë, ura Syri dhe ura e Artit, njofton Anadolu Agency.


Kjo lëvizje ekologjike është themeluar nga World Wildlife Fund dhe është përkrahur nga Kombet e Bashkuara.

Përveç shkyçjes se objekteve të lartpërmendura në rrugën “Maqedonia” në Shkup u mbajt një performansë me 300 qirinj të ndezur.

Në shënimin e Orës së planetit Tokë janë kyçur 170 shtete ndërkohë që qëllimi është të inkurajohet komuniteti për mundësitë e krijimit të një bote të qëndrueshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori