Thomas Lavery dhe Krystine Hall buzëqeshnin para kamerës, që të kenë një fotografi sa më të mirë, kur u befasuan nga goditja e ujit.

Zjarrfikësit po mundoheshin të shuanin flakën që kishte kapluar mbeturina në New Haven në Connecticut, kur vrushkujt e ujit i prekën edhe të tjerët, transmeton Telegrafi.


Këta dy, që të dy punëtorë në Apple, u lagën kokë e këmbë nga uji i rrëmbyeshëm që doli nga gypat e zjarrfikësve.

Dhe po: e regjistruan një moment që nuk do të harrojnë kurrë! /Telegrafi/