Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, si edhe ambasadori slloven, Milan Jazbec, do ta vizitojnë sot Tetovën si pjesë e fushatës ''BE-ja për ju'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadorët do të insketojnë disa projekte të financuara nga BE-ja dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë qytetare që merren me çështje të mbrojtjes së mjedisit jetësor.


Përndryshe, fushata ''Be-ja për ju'' filloi më 27 janar në Kërçovë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe të informimit të publikut për ndihmën që BE-ja e jep për Maqedoninë.

Ndihma e plotë e BE-së në sferën e mjedisit jetësor është mbi 80 milionë euro në kuadër të IPA I projektit (2007-2013)./Telegrafi/