Ministri i Financave, Bedri Hamza me fillim të mandatit të tij ka deklaruar se do të ketë rritje pagash për shërbyesit publik. Kjo rritje e pagave parashihet të bëhet varësisht nga shkalla e rritjes ekonomike dhe me mundësitë reale buxhetore.
Mirëpo, përderisa ende nuk dihet saktë se sa do jetë kjo rritje e pagave, ajo pritet të bëhet në vitin 2018.
Muharrem Shahini nga Divizioni për Komunikim me Publikun në MF, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se rritja e pagave do të jetë pjesë e Buxhetit të vitit 2018. “Rritja e pagave për shërbyesit publik do të jetë pjesë e Buxhetit të vitit 2018 dhe do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, në përputhje me mundësitë reale buxhetore, si dhe brenda infrastrukturës legale”, ka thënë Shahini.
Mirëpo, njohës të çështjeve ekonomike këtë premtim e shohin vetëm si tendencë për t’i ruajtur militantët e partive politike në kohë fushatë.
Njohësi i çështjeve Ekonomike, Lulzim Beqiri tha për Indeksonline se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes maksimal në premtime, pasi është e pamundur të bëhet rritja e pagave për sektorin publik me një rritje të ekonomisë prej 4 për qind.
“Mendoj që nuk ka kushte as politike e as rritje ekonomike për një ngritje të pagave në sektorin publik prej 25% apo 30% siç pretendon Ministri Hamza, për një rritje të pagave do të duhej një rritje ekonomike e dyfishtë 8% ose 10%, nuk ka kuptim një rritje e tillë e pagave në këtë krizë që po e kalon vendi, më qindra mijëra raste sociale me një papunësi rekorde mbi 35%, s’ka vend për rritje, e udhës do të ishte të shkarkohet administrata e ngarkuar dhe të hartohen politika në mbështetje të sektorit privat sepse është afër daljes nga kontrolli, mos harroni mbi 13 qytetarë kanë humb jetën në vendin e punës në sektorin privat vetëm në vitin 2017, pra rritje jo e drejtë”, ka thënë Beqiri.
Ai vlerëson se kjo rritje e premtuar për rritje pagash duke e anashkaluar sektorin privat është tendencioze dhe e pamoralshme.
“Kjo rritje duke anashkaluar sektorin privat është tendencioze dhe e pa moralshme, përderisa sektori privat punëson numrin më të madh të punëtorëve, në bazë të statistikave të BSPK-së, mbi 300 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin privat dhe shpërblehen shumë më pak, në sektorin publik janë të punësuar mbi 82 mijë veta dhe shpërblehen më shumë, pra sektori privat e mbush arkën e shtetit, kjo sipas mendimit tim është diskriminim, e pafalshme, gjithashtu sipas të dhënave, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 420 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro”, ka shtuar ai. /Indeksonline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës