Mungesë kanalizimi, rrugë me gropa, mbeturina nëpër rrugë, dhënie të lejeve të dyshimta të ndërtimit, këto janë vetëm disa nga dhjetëra ankesat e qytetarëve të Tetovës, që kanë mbërritur në faqen e internetit të komunës, e cila u promovua pak kohë më parë. Nga ankesat e shumta të paraqitura në këtë ueb-faqe, kryesojnë ato që kërkojnë zgjidhje të shpejtë për kanalizimin, që janë gjithsej gjashtë në numër, pastaj vjen sanimi i gropave me gjithsej pesë ankesa, problemi me ndriçimin publik. Por ka qytetarë që denoncojnë edhe për korrupsion të një funksionari, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ju Lutem në këtë pjesë rruga (Dimo Gavrovski) ka pasur një vendkalim të cilin, pasi është marrë leja e ndërtimit, me ndërhyrje ose korrupsion është shtuar pjesa ku ka zënë kalimin dhe të njëjtin e ka bërë dyqan. Objekti është i një funksionari që mirë e njihni”, thuhet në ankesën e një banori të rrugës Dimo Gavrovski Kara.
Nga komuna e Tetovës theksuan akuzat e tilla për korrupsion, qytetarit ti denoncojnë me emër e mbiemër të personit në fjalë, qoftë edhe përmes linjës telefonike.
“Inkurajoj atë qytetar që ka hasur në këtë problematikë ta lajmëroj atë edhe në aplikacionin e Tetovës por edhe në numrin e telefonit që është për paraqitje të korrupsionit ta paraqes pavarësisht se kush është ai funksionar dhe nuk do të amnistohet”, tha për Alsat-M, Armend Fazliu, shef PR i Teuta Arifit.
Ndërkohë sa i përket mos përfshirjes së fshatrave të malësisë së Sharrit në këtë ueb-faqe të cilët gjithashtu përballen me një sërë problemesh, Fazliu ka deklaruar se po shqyrtohet një lloj tjetër i mundësisë që të mund të ketë paraqitje edhe nga banorët e malësisë.
“Ne për malësinë kemi menduar që të bëjmë një intervenim tjetër, pra mund të aktivizojmë një numër celulari që do të jetë në orarin e punës së komunës i aktivizuar për problemet e malësisë”, theksoi Fazliu.
Megjithatë teksa qytetarët denoncojnë një sërë problemesh dhe mungesë të kushteve elementare në vendbanimet e tyre pritet të shihet se sa Komuna e Tetovës do ti përfill ato dhe ndërmerr masa konkrete në teren. Deri më tani nga Komuna nuk kanë informuar se cilët do të jenë aktivitetet e tyre sa iu përket këtyre ankesave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri