Ajo është projektuar për t’i dhënë vendit siguri kryesisht nga sulmet e mundshme bërthamore.

”Shigjeta 3” është projektuar kryesisht për sulmet me raketa me rreze të gjatë ndaj vendit, ndërsa Izraeli ka aktualisht edhe disa versione të tjera, të projektuar për t’iu përgjigjur sulmeve me raketa me rreze të shkurtër apo të mesme veprimi, transmeton TCH.


Në deklaratën e tyre, zyrtarë të mbrojtjes në Tel Aviv thanë publikisht se “Shigjeta 3” është projektuar posaçërisht për të mbrojtur vendit nga Irani.

Teknologjia ekzistuese është në gjendje që të shkatërrojë 85 për qind të raketave në ajër.

Lajmi për testimin e suksesshëm të sistemit anti-raketë vjen një ditë përpara një takimi vendimtar midis pesë vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së plus Gjermanisë, me Iranin.

Takimi që do të nisë në 26 shkurt në Kazakistan do të fokusohet tek ambient bërthamore të vendit aziatik dhe sanksionet aktuale ndërkombëtare që rëndojnë mbi Teheranin zyrtar. /Telegrafi/