Izraeli sulmohet me predha nga Siria

Izraeli është sulmuar me predha nga Siria.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se disa raketa janë shkrepur nga territori sirian drejt Izraelit.
Disa prej predhave ranë në zona të hapura të territorit izraelit, shtuan forcat e armatosura të Izraelit.
Ndërkohë që nuk ka raportime për dëme apo lëndime, Izraeli tani ka thënë se po i përgjigjet bombardimeve të raportuara duke gjuajtur mortaja dhe artileri drejt Sirisë, raporton skynews.
Gjithashtu nuk është raportuar për viktima apo dëme të ndryshme materiale.
Ndryshe, Izraeli është sulmuar gjatë ditës së sotme edhe nga organizata terroriste e Libanit, Hezbollah. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































