Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë zgjeruar operacionet tokësore në Rripin jugor të Gazës.

Në orët e fundit, trupat kanë përparuar në kampin Shaboura në Rafah dhe kanë shkatërruar “infrastrukturë terroriste”.


Ndërkohë, trupat vazhdojnë të operojnë në bregdetin e veriut të Rripit dhe në zonën e Korridorit Netzarim në Gazën qendrore, shkruan timesofisrael.

Në Gazën veriore, IDF thotë se ushtarët kanë shkatërruar infrastrukturën që Hamasi ka përdorur si qendër komanduese në muajt e fundit për të planifikuar dhe kryer sulme ndaj trupave dhe civilëve.

Për më tepër, sulme ajrore janë kryer në të gjithë Gazën në orët e fundit, duke shënjestruar objektiva të Hamasit dhe të Xhihadit Islamik Palestinez, shton ushtria.

Ndryshe, Izraeli ka prishur armëpushimin dhe gjatë dy-tre ditëve të fundit ka vrarë rreth 500 palestinezë. /Telegrafi/