LAJMI I FUNDIT:

Izraeli bombardoi pjesën qendrore të Gazës, më shumë se 40 të vdekur

Izraeli bombardoi pjesën qendrore të Gazës, më shumë se 40 të vdekur

Zyra për media e qeverisë së Gazës tha se forcat izraelite bombarduan një shtëpi pranë spitalit Al-Aqsa në Deir el-Balah, në qendër të Gazës, në një zonë që ushtria izraelite tha se ishte “e sigurt”.

Bombardimi rezultoi në më shumë se 40 të vrarë dhe të plagosur, thuhet në deklaratë, “gjë që konfirmon se nuk ka vend të sigurt në Rripin e Gazës siç pretendohet nga shteti izraelit”, shtoi zyra.

"Mjaft është mjaft": Britanikët me mesazh të fuqishëm për Houthit, pasi - bashkë me amerikanët - zmbrapsën një valë sulmesh nga militantët e mbështetur nga Irani
Lexo po ashtu "Mjaft është mjaft": Britanikët me mesazh të fuqishëm për Houthit, pasi - bashkë me amerikanët - zmbrapsën një valë sulmesh nga militantët e mbështetur nga Irani

“Ne dënojmë fuqishëm masakrat dhe krimet e okupimit kundër popullit tonë palestinez dhe i bëjmë thirrje gjithë botës që të ndalojë luftën gjenocidale që po zhvillohet kundër civilëve”, shtoi zyra e shtypit.


Kjo zonë është shënjestruar vazhdimisht nga dronët me kuadrokopter. Deri në këtë moment, procesi i evakuimit vazhdon për nxjerrjen e viktimave nga nën rrënojat, raporton Al Jazeera.

“Njerëzit po përpiqen të shpëtojnë njerëz të tjerë. Unë pashë foshnja të plagosur, burra dhe gra. Njerëzit po përpiqen të ndihmojnë ambulancat dhe ekipet mjekësore për të çuar njerëzit që janë goditur nga sulmet ajrore në spital. Shkova në dhomën e urgjencës dhe është kaos. Ka shumë infermierë dhe punonjës vullnetarë mjekësorë, por mjekët kryesorë mungojnë”, dëshmoi gazetari i Al Jazeera, Hind Khoudary.

Pamje që duket se tregojnë se si ushtria izraelite qëlloi tre palestinezë, duke vrarë njërin prej tyre - pa asnjë provokim
Lexo po ashtu Pamje që duket se tregojnë se si ushtria izraelite qëlloi tre palestinezë, duke vrarë njërin prej tyre - pa asnjë provokim

Zyra qeveritare për media në Gaza raporton se gazetari Ahmed Badir u vra në sulmin e sotëm.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thotë se katër nga ekuipazhet e saj të ambulancës u vranë pasi forcat izraelite shënjestruan ambulancën e tyre në rrugën Salah al-Din në hyrje të Deir el-Balah. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Kalo në kategori