Në Paris të Francës zhvillohet sot një konferencë ndërkombëtare, e cila synon të japë shtysën e parë të bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.
Delegatë nga 70 vende të botës pritet të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për zgjidhjen dyshtetërore të konfliktit që zgjat prej dekadash.
Palestinezët kanë mirëpritur takimin, por Izraeli, i cili nuk do të ketë pjesëmarrës, ka denoncuar konferencën si të ngarkuar kundër tij.
Raundi i fundit i bisedimeve të drejtpërdrejta për paqen mes dy palëve u rrënua mes fjalëve të ashpra në prill të vitit 2014.
Izraeli dhe palestinezët janë ftuar të dëgjojnë konkluzionet e takimit, por jo të marrin pjesë edhe vet ata në samitin që vjen mes tensioneve më të fundit Izrael-komunitet ndërkombëtar, pasi OKB-ja miratoi një rezolutë muajin e kaluar që denonconte si të paligjshme aktivitetin e ndërtimit të blloqeve të banimit në tokat e pushtuara.
Izraeli akuzoi administratën “Obama” si nismëtare dhe nxitëse të mocionit, të cilin në fakt edhe e lanë të miratohet pa përdorur fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara. Shtëpia e Bardhë, gjithsesi, ka mohuar të ketë bashkëpunuar në miratimin e rezolutës.
Raportimet e medieve të huaja flasin mbi një deklaratë të përbashkët të takimit, që u bën thirrje Izraelit dhe palestinezëve “të riaktivizojnë zyrtarisht angazhimet e e tyre për zgjidhjen dyshtetërore” dhe të shmangin “ndërmarrjen e hapave të njëanshme që paragjykojnë rezultatin përfundimtar të negociatave”.
Zgjidhja dyshtetërore, pra për një shtet palestinez së bashku me Izraelin është mbështetur nga të dyja palët, por ka ende vizione kontradiktore mbi llojin e shtetit që do të krijohet. Izraeli refuzon përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e paqes, duke thënë se zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti takimin e Parisit si një “konferencë e manipuluar”, e cila nuk mund ta detyrojë Izraelin. “Ajo është e manipuluar nga palestinezët, që nën kujdesin e francezëve do të miratojnë qëndrime antiizraelite”, tha ai të enjten. “Kjo gjë nuk e ndihmon paqen të avancojë”.
Departamenti amerikan i Shtetit, ndërkohë, njoftoi se Sekretari John Kerry do të jetë në takim për të siguruar se “çfarëdo që të ndodhë në atë konferencë, ajo të jetë konstruktive dhe e balancuar”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë