Izet Zeqiri: Unë jam mësuar me zullum, por kur përmendet familja ime ndryshon ritmi i rrahjes së zemrës
Ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe aktualisht profesor universitar Izet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook reaguar ndaj “bombave” të cilat kohëve të fundit po publikohen në rrjetet sociale, e që kanë të bëjnë me udhëheqësinë e BDI-së, gjegjësisht Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.
Në njërën nga bisedat e përgjuara, dëgjohet se Ahmeti dhe Xhaferi përmendin edhe Izet Zeqirin dhe familjen e tij, e për këtë ka reaguar ky i fundit. Zeqiri thotë se ai çdo herë është mësuar me padrejtësi, por kur përmendet familja e tij, tek ai ndryshon ritmi i rrahjes së zemrës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Unë Izet Zeqiri jam mësuar me zullum, gjatë gjithë jetës edhe sot e kësaj dite, sepse njeriut, punëtor, energjik, dinamik, të ndershëm, të suksesshëm dhe të pa korruptuar, vazhdimisht ia kurdisin zullumin në të gjitha anët. Zullumin personal e pranoj si sfidë, por çdo herë kur përmendet ZULLUMI NË FAMILJE, te ajo e gjakut, tek unë ndryshon ritmi i rrahjeve të zemrës në kraharor. Edhe atë kohë kam qenë i vetëdijshëm dhe i pa luhatshëm por duke besuar se familja është sikur degët në një dru, ne të gjithë rritemi në drejtime të ndryshme megjithatë rrënjët qëndrojnë si një. Vërtet unë hyra në politikë bashkë me patriotin e shqiptarëve Rufi Osmanin dhe e “MORA ME ZEMËR” PUNËN E DEPUTETIT, siç thotë Musa, por mua nuk më lodhën dhe më penguan këta që më përgojojnë dhe më thuan gjithçka, por më PENGOI populli im i dashur që më vlerësoi vetëm më 2000 vota në Tetovë, jo se unë nuk isha i denjë për punën që konkurroja, por se shumica udhëhiqeshin nga logjika e zullumit dhe interesit. Vërtetë unë profesori i Xhepçishtit “JAM TEK MENDE” sepse unë nuk jam i thyeshëm dhe lakmitar i pushtetit dhe të mirave të tij, UNË dhashë dorëheqje pas 18 muajve si deputet, në kohën ku tre herë u shpalla zyrtarisht deputet me aktiv në parlament, sepse këtë ma kërkoi populli im i dashur me votën e lirë dhe ma kërkoi NDËRGJEGJEJA IME DHE FAMILJES TIME”, (sic) ka shkruar Zeqiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova