Ivanov-Yildirim: Ftesa për në NATO, shtysë për reforma të mëtutjeshme

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në suaza të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, sot në Ankara pati takim me kryeministrin turk, Binali Yildirim dhe me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor, Ismail Karaman.
Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në takimet janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Maqedonisë dhe Turqisë, me ç’rast është vlerësuar se të dyja vendet kultivojnë marrëdhënie miqësore tradicionale, me kontakte intensive në nivel më të lartë.
Presidenti Ivanov me kryeministrin Jëlldërëm dhe me kryetarin e Kuvendit Karamani kanë shkëmbyer informacione për situatat në të dyja vendet dhe për situatat aktuale në rajon.
Siç theksohet në kumtesë, në kontekst së aspiratave euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov shfaqi falënderim për mbështetjen e deritanishme parimore nga Turqia për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe shfaqi pritje kjo të vazhdojë.
Në takimet janë shkëmbyer mendime edhe për mundësitë për bashkëpunim ekonomik, me ç’rast, siç theksohet, është konstatuar se duhet të ndiqet shembulli i marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe të dyja vendet të synojnë drejt intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimit tregtar. Ivanov ka shfaqur pritje për zgjerimin e interesit të kompanive turke në Republikën e Maqedonisë.
Kabineti i Ivanovit bëri të ditur se, në takimet është shprehur pritje për thellimin e bashkëpunimit midis shërbimeve të sigurisë të të dy vendeve dhe gjetjen e mjeteve dhe metodave efektive për parandalim dhe luftën kundër përhapjes së ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm.
Në takimin me kryetarin e Kuvendit turk, Ismail Karaman, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit parlamentar për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, nga aspekti i integrimeve të saj për definimin e kornizës ligjore, e cila krijon kushte për avancimin e dialogut politik dhe dinamizmin e bashkëpunimit ekonomik.
Presidenti Ivanov sot pasdite do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Paraprakisht, presidenti Ivanov, në suaza të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, vendosi kurorë lulesh në Mauzoleun e Kemal Ataturkut në Ankara./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës