LAJMI I FUNDIT:

Ivanov në Kuvendin e Kombeve të Bashkuara: Më 30 shtator nuk do të votoj në referendum (Video)

Ivanov në Kuvendin e Kombeve të Bashkuara: Më 30 shtator nuk do të votoj në referendum (Video)

Në fjalimin e debatit të përgjithshëm në sesionin e 73 të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha se se më 8 shtator Maqedonia u pranua në Kombet e Bashkuara, por nuk ka qenë në mesin e të barabartëve, duke mos pasur mundësinë e vetëvendosjes.

Ai shtoi se e drejta e vetëvendosjes është e drejtë ku kombi vendos për të ardhmen e tij dhe se e drejta e vetëvendosjes i bën popujt të barabartë që nuk është në rastin e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë si qytetar e solla vendimin tim, nuk do të dal të votoj në referendum, besoj se edhe ju bashkëqytetarë do të sjellin vendim të mençur”, tha Ivanov në fjalimin e tij duke ju thënë përfaqësuesve që ky kontest irracional ka pasoja të dëmshme për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.


Ai shtoi se për shkak të pengesave greke, Maqedonisë i mohohet e drejta e prosperitetit.

Në fund Kryetari Ivanov tha se e vetmja e vërtetë është se ne jemi Maqedonas dhe shteti ynë është Republika e Maqedonisë./Telegrafi/