Ivanov tha se edhe gjatë mandatit të dytë pesë vjeçar do të vazhdojë të përfaqësojë të gjitha komunitetet në vend pa dallim të kombësisë dhe përkatësisë fetare.

“Isha dhe do të mbetem president i të gjithë qytetarëve pavarësisht se për kë kanë votuar ata. Isha dhe do të mbetem një për të gjithë, të mbrojë interesat e përbashkëta shtetërore, interesat e çdo qytetari, interesat e Maqedonisë. Për të gjithë, për maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllahët, serbët, romët, boshnjakët jam angazhuar dhe do të vazhdojë kështu vetëm për popullin. Gjithçka që kemi bërë për Maqedoninë e kemi arritur për qytetarët dhe bashkë me ta, dhe gjithçka që do të bëjmë për Maqedoninë do ta bëjmë në interes të të gjithë qytetarëve”, tha presidenti i rizgjedhur Gjorgje Ivanov. /Telegrafi/