Sot në Ratish të Epërm të Komunës së Deçanit iu dha lamtumira e fundit, Hasan e Blerian Arifajt.

Njoftimin e ka bërë kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.


Ramosaj me këtë rast edhe njëherë iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të vëllezërve.

Sot në Ratish të Epërm të Komunës së Deçanit iu dha lamtumira e fundit, Hasan e Blerian Arifaj, të cilët ndërruan jetë aksidentalisht në Gjermani. I lehtë iu qoftë dheu i Kosovës! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Ramosaj.

121678470 4169415833075208 3713267482369708907 n

Vëllezërit nga Deçani, Hasan dhe Berian Arifaj, humbën jetën tragjikisht në Gjermani pasi u goditën nga treni.

Ngjarja tragjike ndodhi ditwn e martë derisa po shkonin në shkollë.

Në këtë fatkeqësi, vëllai tjetër i tyre fatmirësisht shpëtoi./Telegrafi/