Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurave V.A dhe E.S. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.A. më 18.05.2014, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll, nga aty për në qytetin Gazientep, më pastaj sipas udhëzimeve të pjesëtarëve të ISIS-it, ka arritur në qytetin Gjarablus të Sirisë.
Me të arritur në Siri e pandehura V.A. është pritur nga K.A. luftëtar i ISIS-it, me të cilin është martuar dhe gjatë qëndrimit në këtë zona të konfliktit nga K.A. është furnizuar me një armë të llojit “Makarov”, pronë e ISIS-it, të cilën e ka përdorë sipas udhëzimeve të tij. Po ashtu, e pandehura ka kontribuar në pikëpamje logjistike për bashkëshortin e saj luftëtarë i ISIS-it, dhe është financuar nga shteti islamik me nga 50 dollar në muaj për person si dhe me pako ushqimore.
Ndërkaq, pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ka qëndruar në këto zona të konfliktit e që edhe në muajin dhjetor 2018, përgjatë kufirit me Turqinë është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku edhe më 19.04.2019, e pandehura është riatdhesuar në Kosovë.
Me këto veprime e pandehura V.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
Ndërkaq, e pandehura E.S. më 17.12.2014, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, së bashku me bashkëshortin e saj, M.S. përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, kanë depërtuar në Republikën e Maqedonisë, dhe nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, e më pastaj në qytetin Gazientep prej nga janë transportuar nga ana e pjesëtarëve të ISIS-it, në drejtim të zonës kufitare me Sirinë, ku edhe kanë kaluar kufirin nga Turqia në Siri”, thuhet në njoftimin për media.
Pas arritjes janë regjistruar në këtë organizatë terroriste, bashkëshorti i saj ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ndërkaq e njëjta ka kontribuar në pikëpamje logjistike të mbështesë luftëtarët e ISIS-it, dhe njëkohësisht është financuar nga ISIS për shumën e të hollave prej nga 100-150 dollar në muaj, si dhe me pako ushqimore.
Ndërkaq, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, pas martesës me personin B.F. luftëtarë i ISIS-it, ka qëndruar dhe vepruar edhe më tutje në zonat e konfliktit në Siri, ku ka kontaktuar edhe me luftëtarë të tjerë të ISIS-it. Ndërsa, në muajin dhjetorë të vitit 2018, përgjatë kufirit me Turqinë janë arrestuar nga forcat demokratike Siriane ku edhe më 19.04.2019, e pandehura është riatdhesuar në Kosovë.
Me këto veprime e pandehura E.S. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri