Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit O.K., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i akuzuari O.K. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e dy muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 06.11.2024 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
“Të akuzuarit O.K. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
I akuzuari O.K., nga data 26.01.2013 e në vazhdimësi kishte marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist ‘Al Nusra’, në shtetin e Sirisë, duke ju bashkuar kësaj organizate me datë 26.01.2023, në atë mënyrë që i njëjti kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për në Stamboll të Turqisë, ku nga aty me disa persona të tjerë të paidentifikuar deri më tani, e kishte kaluar në territorin e Sirisë dhe i është bashkuar organizatës terroriste ‘Al Nusra’, pjesëtarët e së cilës, të pandehurit i kanë caktuar detyra konkrete operative në territorin e quajtur “Gota” që gjendet afër qytetit të Damaskut dhe të njëjtin e kishin pajisur me armë automatikë të llojit AK-47 dhe municion, me qëllim që të ndërmerr veprimet e kërkuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, me këtë kishte kryer veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se obligohet i akuzuari që të paguaj të gjitha shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe atë; në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 100 euro, si dhe për fondin e viktimave të krimit shumën nga 100 euro, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës