Kombëtarja e Italisë ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lihteshtajnit.
Italia e trajnerit Giampiero Ventura është treguar edhe njëherë e saktë, duke fituar në udhëtim te Lihteshtajni për të qëndruar me pikë të barabarta me Spanjën si lider të Grupit G.
Iu desh vetëm pjesa e parë që italianët të përfundojnë gjithçka pasi shënuan katër gola.
Luhej minuta e 11-të, kur Andrea Belotti shënoi nga afërsia pas një asistimi të marr nga Andrea Romagnioli, ndërsa vetëm një minutë më vonë ishte sulmuesi tjetër, Ciro Immobile, i cili shënoi pas asistimit të Belottit.
Dy golat tjera në pjesën e parë u shënuan Antonio Candreva, i cili shënoi në minutën e 32-të pas asistimit të Mattia De Sciglios dhe përsëri Belotti pas asistimit të Giacomo Bonaventura.
Në pjesën e dytë, Italia ishte më e qetë dhe luante vetëm sigurt për t’i ruajtur energjitë për ndeshjet tjera kualifikueses dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 4-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0f5WCfgcsSs
https://www.youtube.com/watch?v=NAxL0Y7TTJc
https://www.youtube.com/watch?v=h9eKOcWio-c
https://www.youtube.com/watch?v=Se0-SIAMaEY