Qeveria italiane do t’i falë Shqipërisë edhe 20 milionë euro të tjera borxhe, të cilat do të përdoren për të financuar investime publike në rajone të ndryshme të vendit.
Të mërkurën, qeveria miratoi vendimin, i cili zyrtarizon konvertimin e borxhit sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe ambasadori italian, Alberto Cutillo.
Ky është programi i dytë i faljes së borxhit.
Më parë, qeveria italiane i ka falur Shqipërisë 20 milionë euro të tjera, të cilat kanë financuar gati 42 projekte në shkallë vendi, si shkolla, spitale apo projekte infrastrukture.
Marrëveshja
Këshilli i Ministrave ratifikoi të mërkurën marrëveshjen për konvertimin e borxhit (IADSA 2) me Italinë.
Marrëveshja e konvertimit të borxhit për zhvillim parashikon mospagimin e detyrimeve që Shqipëria i detyrohet Italisë kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit (interes + principal), deri në shumën 20 milionë euro.
Këto shuma do të depozitohen në 9 këste, në një llogari fondi kundërparti pranë Bankës së Shqipërisë.
Programi i konvertimit të borxhit për zhvillim, është i orientuar në financimin e projekteve të identifikuara bashkërisht nga palët nëpërmjet thirrjeve periodike për propozime, duke pasur si objektiv promovimin e kohezionit social, zhvillimin rajonal të balancuar, barazinë sociale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Marrëveshja për fazën e dytë të programit – IADSA 2, miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave në nëntor 2015, u nënshkrua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo në 17 qershor 2016.
Në fazën e parë të Programit, janë financuar gjithsej 42 projekte për një vlerë totale prej 15,6 milionë euro.
14 projekte janë përfunduar me sukses, 17 projekte janë në zbatim, ndërsa 11 projektet e përzgjedhura nga thirrja e katërt (maj 2016) janë në fazën e tyre fillestare.
Përmes projekteve të finalizuara dhe atyre në fazën përfundimtare të realizimit, është mundësuar rikonstruksioni në mënyrë bashkëkohore i 5 shkollave, 3 kopshteve dhe 3 qendrave sociale në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe rikualifikimi nëpërmjet rrugëve të reja, urave të vogla dhe kanalizimeve nӫ disa bashki tӫ vendit.
Gjithashtu 4 projekte kanë ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe turistike duke rritur punësimin dhe vetëpunësimin në zonën e Përmetit, Barmashit, Skraparit dhe Vaut të Dejës.
Në sektorin e shëndetësisë ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të Qendrës Kombëtare të Gjakut, e cila sot është pajisur me mjete dhe aparatura bashkëkokohore, në Repartin Onkologjik të QSUT, me blerjen e pajisjeve të reja për kemioterapi dhe përmirësimin e ambienteve dhe së fundmi në sistemin e dixhitalizmit të recetave dhe diagnostikimeve mjekësore.
Në sektorin social është ndërhyrë në Bashkinë e Fierit me rikonstruksionin dhe pajisjen e një Qendre ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe në Shkodër e Tiranë nëpërmjet përmirësimit të kushteve në 4 struktura të shërbimit social kombëtar për fëmijët dhe të moshuarit.
Hapësirë kanë gjetur edhe inkubatorët e biznesit, duke financuar rikonstruksionin dhe pajisjet për 2 të tillë, në Korçë dhe Tiranë.
Arsimi profesional është financuar nëpërmjet 2 projekteve që parashikojnë blerjen e makinerive të reja, ristrukturimin e ambienteve dhe trajnimin e personelit në 2 shkolla profesionale, përkatësisht në Durrës dhe Shkodër.
Në maj 2016, u përzgjodhën 11 projekte fituese të thirrjes së katërt, të cilët do të përfitojnë një financim prej rreth katër milionë euro, projekte të cilat i përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare.
Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shumë gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara.
Ndërtimi i qendrave funksionale për të rinjtë në Bashkinë e Shkodrës, Hasit dhe Këlcyrës; Krijimi i një strukture rezidenciale për të moshuarit në Bashkinë e Libohovës; Rikonstruksioni i teatrit në Bashkinë e Fierit, ndër më të vjetrit në Shqipëri, dhe pasurimin me ambiente të reja, ku të rinjtë e qytetit mund të kryejnë aktivitete rekreative.
Në Bashkinë e Cërrikut do të financohet për krijimin e ambienteve të reja për prodhuesit e produkteve lokale bujqësore.
Në Bashkinë e Elbasanit dhe Fushë Arrëzit do të ndërhyet në rikonstruksionin rrënjësor të disa godinave shkollore, për t’u bërë të mundur nxënësve të atyre zonave kushte sa më dinjitoze.
Në Bashkinë e Gramshit, do të mundësohet rikualifikimi i qëndrës së qytetit, ndërsa falë financimit të IADSA-s, Bashkia e Peqinit do të bëhet një nga bashkitë e para në Shqipëri ku godinat e institucioneve publike nuk do të kenë barriera arkitektonike për njerëzit me aftësi të kufizuar mobiliteti.
Së fundi, falë këtij programi për zhvillim, i jepet zgjidhje problemit të strehimit të komunitetit rom në zonën e Shkozës, Tiranë, duke mundësuar banesa të përshtatshme me kushte normale jetese.
Thirrja e pestë për projekte për 61 bashkitë e vendit pritet të çelet në shtator 2016.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!