LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Veç edhe një votë për demarkacionin

Isufi: Veç edhe një votë për demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se tashmë ka mbetur edhe një votë e vetme për t’u siguruar që Kuvendi i Kosovës të miratojë çështjen e demarkacionit.

Në një prononcim për klankosova.tv ai nuk e ka komentuar rikthimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi në AAK por, ka folur për rolin e saj në çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

”Vota e Donika Kadaj- Bujupit për demarkacionin është e sigurt. Ajo e di qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Isufi për Klan Kosova.