Ndonëse nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tema e shkëmbimit të territoreve vazhdon të quhet ide e rrezikshme e që zvogëlon aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, deputetë të kësaj partie kanë thënë se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për tema mes dy shteteve.
Shefi i Grupit Parlamentar dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me Serbinë për shkëmbim territoresh dhe tema të tjera, por vetëm pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.
“Kosova duhet të vitalizohet si shtet në të gjitha institucionet duhet të jetë e integruar në mekanizmat ndërkombëtare dhe kjo pastaj krijon mundësinë për tema të tjera e sidomos kur kemi parasysh dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Njëherë duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve, pastaj ka shumë tema të cilat mund të diskutohen”, tha ai.
“Shkëmbim territoresh nuk mund të ketë këtë moment kur Serbia ende mban Kosovën në kushtetutën e saj, ende e pengon Kosovën në Integrime, madje edhe përkundër marrëveshjes që është arritur që të mos pengohen shtetet ndërsjellë njëra tjetrës. Serbia vazhdon që të lobojë për kthimin e njohjeve që kanë bërë shtetet për mos-anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë dhe për manipulimin e pakicës serbe që ekziston në Kosovë. Kjo mënyrë e sjelljes së Serbisë tregon se nuk mund të hysh në një dialog të suksesshëm meqë kemi të bëjmë me një armik, i cili ende nuk është kthjellur dhe ende nuk ka ofruar një demokraci të brendshme dhe nuk ka një raport të mirë me Kosovë”, tha Isufi, për Ekonomia Online.
Ndërkaq, zërat për rrëzim të qeverisë dhe prishje të koalicionit i ka quajtur jo serioz dhe të panevojshëm pasi që sipas tij Kosova ka tema më të rëndësishme përpara vetës.
“Koalicioni është duke funksionuar përkundër të disa përpjekjeve që bëhen nga ana e Listës Serbe që bëhen nga Beogradi e herë pas here bëjnë reagime por konsiderojmë që nuk është koha e zgjedhjeve për shkak të proceseve të rëndësishme të Kosovës. Pa marrë parasysh pozitë-opozitë duhet të punojmë në këtë drejtim që të fitoj Kosova në këto procese dhe kur fiton Kosova normalisht është mirë për të gjithë. Prandaj në tema të tilla nuk është mirë të kërkohen zgjedhje kur kemi parasysh pozitën e partive opozitare të cilat nuk janë as ato të gatshme që të shkojnë në zgjedhje por kanë fjalor të përditshëm për elektoratin e tyre dhe ne e kuptojmë”, tha Isufi.
Isufi është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, derisa skepticizmin e shteteve kundër liberalizimit të vizave e ka quajtur të padrejtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri