LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Haradinaj do të bëhet kryeministër (Video)

Isufi: Haradinaj do të bëhet kryeministër (Video)

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se koalicioni PAN, pjesë e të cilit është partia e tij, do ta krijojë qeverinë e re të vendit.

Isufi ka thënë në emisionin DEBAT D PLUS, të RTV Dukagjini, se kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të mbështetet nga deputetët e partive të tjera që do të përfaqësohen në Kuvendin e ri, përkundër mohimeve nga aktorë të caktuar se një gjë e tillë do të ndodhë.

Isufi ka thënë se në Kosovë është dëshmuar se nuk ka ‘jo’ përfundimtare dhe ‘kurrë’.


“Është vërtetuar, gjatë të gjitha mandatave, që ka pasur deklarata shumë anti, por në fund interesi i qeverisë, interesi i lidhur për interesat e mëdha të vendit, për kauzat e Kosovës, edhe në lidhje me angazhimin ndërkombëtar, janë arritur pajtime që janë dukur në fillim të pamundshme”, është shprehur Isufi.

“Tabutë janë thyer qysh herët, janë thyer që në qeverinë e parë, kur zoti Haradinaj ka bërë koalicionin me Rugovën, që atëherë ka qenë bukur, shikuar në atë rrethana që kanë ekzistuar, i pamundur. Por, megjithatë, është bërë…”, ka thënë Isufi.

https://www.youtube.com/watch?v=1HGwIJB3Hgc

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori