LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Gjasat janë që Qeveria ta përfundojë mandatin me përbërjen aktuale

Isufi: Gjasat janë që Qeveria ta përfundojë mandatin me përbërjen aktuale

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, që njëherësh është shef i deputetëve të kësaj partie, ka thënë se siç po duken gjërat Qeveria Haradinaj do ta çojë mandatin deri në fund.

Isufi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se që nga dita kur është formuar Qeveria ka pasur zëra se ajo do të bie.

“Kanë kaluar dy vite ndërsa Qeveria është duke vepruar. Nuka ka gjasa që ajo të rrëzohet pasi konstalacioni i forcave politike në Kosovë në gjendjen ekzistuese nuk është as për së afërmi për të ofruar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i AAK-së thotë se njëra parti e opozitës ka zgjedhjet e brendshme dhe po merret me problemet e veta ndërsa tjetra ka pasur një ndarje dhe ka nevojë për një konsolidim.

“Partitë në pushtet normalisht kanë nevojë që të vazhdojnë qeverisjen pasi janë shumë vendime që janë marrë e ka edhe të tjera që pritet të merren dhe që janë në rrugë e sipër”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-ë ka thënë se gjasat janë që Qeveria do ta përfundojë mandatin me këtë konstalacion të forcave politike që janë momentalisht në pushtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori