LAJMI I FUNDIT:

Istogu feston titullin e kampionit

Istogu feston titullin e kampionit

Istogu ka kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm me titull të kampionit të Kosovës në hendboll. Titullin e dytë në histori, skuadra istogase e siguroi të mërkurën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Istogu fitoi ndaj skuadrës Ferizaj me rezultatin 26:25. Ishte kjo fitorja e dytë e hendbollisteve të Istogut në serinë finale të plejofit. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Istog, skuadra e Faruk Shalës e  kishte fituar me rezultatin 32:31.

Ky edicion i Superligës së Kosovës ishte shumë i suksesshëm për istogaset. Ato i kanë fituar të gjitha 22 ndeshjet e stinorit të rregullt. Gjysmëfinalen e plejofit e kaluan me dy fitore ndaj Vushtrrisë. Ndërsa edhe në finale me Ferizajn i shënuan dy fitore. Pra Istogu e mbylli edicionin me 26 fitore nga 26 ndeshje të luajtura.


Titullin e parë të kampionit Istogu e kishte fituar në vitin 2019. Me titullin e ri, Istogu vetëm është konfirmuar si qendër e re shumë e rëndësishme e hendbollit kosovar.

Klubi është formuar vetëm në vitin 2004, ndërsa falë organizimit të mirëfilltë tashmë është prej klubeve kryesore. Më meritori vlerësohet trajneri Faruk Shala me bashkëpunëtorë, ndërsa edhe përkrahja e organeve komunale dhe bizneseve lokale nuk ka munguar.

Sa i takon ndeshjes në Ferizaj, Istogu ka shfaqur më tepër se vendaset. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:13 në të mirë të Istogut. Edhe në pjesën e dytë mysafiret kanë kontrolluar lojën, ndërsa vetëm në fund Ferizaj u afrua në një gol, 26:25.

Trofeun e kampionit, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ia dorëzoi kapitenes së Istogut, Yllka Shatri.

Istogu e Ferizaj janë në garë edhe për Kupën e Kosovës.  Turneu final i Kupës  së Kosovës zhvillohet pas dhjetë ditësh pikërisht në Ferizaj.

Në trend Sport

Më shumë
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

Ndërkombëtare
Zbulohet plani i transferimeve verore të Liverpoolit – përjashtohen tre objektiva

Zbulohet plani i transferimeve verore të Liverpoolit – përjashtohen tre objektiva

Premier League
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Barcelona zbulon fanellën e re speciale, pjesë e prezantimin edhe legjendat e mëdha të klubit

Barcelona zbulon fanellën e re speciale, pjesë e prezantimin edhe legjendat e mëdha të klubit

La Liga
Kalo në kategori