Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka bërë një shkrim emocional në rrjetet sociale pas vdekjes së legjendës Diego Armando Maradona.

Dita e mërkurë është ditë e kobshme për futbollin botëror pasi legjenda argjentinase, Diego Maradona ka ndërruar jetë.


Vdekja e Maradonës vjen shkaku i një sulmi në zemër në moshën 60-vjeare dhe kjo ka mërzitur gjithë spektrin sportiv.

Njëri nga ta padyshim se është edhe ish-futbollisti dhe tani trajneri nga Kosova, Ismet Munishi.

Munishi ka treguar për dashurinë ndaj Maradonës, saqë edhe e djalit të tij ia kë vënë emrin e legjendës argjentinase.

Postimi pa ndërhyrje i Ismet MunishitLamtumirë Mbret Sa e dashte futbollin , tregon pasioni qe pate per lojen . Sa e dashte topin , tregon se ti nuk dite të jetosh pa topin e njerzit te keqperdoren. Sa te dashta unë idolli im të tregon emri i birit tim. Se kush ishe ti per popullin tend na tregon Argjentina keto dite kur të jep lamtumiren ty. Lamtumirë Diego Armando Maradona Lamtumire pjesa më e mirë e fëmirisë dhe rinisë sime. Lamtumirë më i madhi i më të mëdhnjeve i të gjitha kohërave/Telegrafi/

telegrafi sport app