Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se mënyra se si kryeministri Albin Kurti po u kërkon para diasporës shqiptare është e turpshme.
Ismaili, përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova ka 460 milionë euro në Thesarin e Shtetit. Po ashtu, ka të planifikuara 672 milionë euro për investime kapitale.
“Pra, janë mbi 1.1 miliard euro që mund të riprogramohen e të shfrytëzohen për pandeminë dhe për ekonominë në këtë kohë krize”, tha Ismaili.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Një derë bujare dhe një zemër e madhe e diasporës sonë, që ka mbajtur gjallë Kosovën për dekada, sot po tentohet të shfrytëzohet paturpësisht dhe pa nevojë nga Kryeministri Kurti.
Është shumë e rrezikshme, për familjet në Kosovë dhe për ekonominë e vendit, që për shtetin të kërkohen para nga diaspora. Siç bëri dje Albin Kurti. Me një video.
Ndihma e diasporës duhet të fokusohet te familjet e tyre, sepse në këtë kohë krize të pandemisë shumica e familjeve në Kosovë janë të papunë dhe të ardhurat u janë pezulluar. Ekonomitë familjare janë në rrezik. Atyre u duhet ndihma, nga shteti dhe nga diaspora. Nëse dikush mund ta dërgojë qoftë edhe 1 euro në Kosovë, duhet ta dërgojë te familja ose te të afërmit e vet. Efekti i ndihmës për ekonominë familjare është edhe ndihmë për shtetin. Duke pasur para për ekonomitë familjare, mbahet gjallë kërkesa dhe stimulohet ekonomia vendit.
Shteti i Kosovës nuk është aq i varfër sa për të kërkuar para nga diaspora. Problemi është se kemi një Kryeministër të varfër në kokë nga idetë.
Sot, Kosova ka 460 milionë euro në Thesarin e Shtetit. 460,000,000 euro. Të gatshme. Po ashtu, ka të planifikuara 672 milionë euro për investime kapitale. 672,000,000 euro. Pra, janë mbi 1.1 miliard euro që mund të riprogramohen e të shfrytëzohen për pandeminë dhe për ekonominë në këtë kohë krize.
Duke parë paaftësinë e Qeverisë Kurti për t’u përballur me krizën ekonomike, PDK ka dalë me Planin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë. Sepse, ekonomia, ashtu si shëndetësia, është e të gjithëve dhe për të gjithë.
Kosova është pjesë e FMN, BERZH e Bankës Botërore dhe mund të marrë kredi të buta në këto institucione, e po ashtu mund ta shfrytëzojë mundësinë e huazimit në tregun e brendshëm. Kosova ka borxhin publik më të ulëtin në rajon. Në kohë si kjo, edhe shtetet me ekonomitë më të fuqishme në botë po hyjnë në borxhe, ndërsa Qeveria Kurti kërkon ndihmë financiare nga diaspora. Çfarë logjike. Çfarë paaftësie”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë