LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Ka filluar procedura disiplinore ndaj mjekëve që kërkuan para

Ismaili: Ka filluar procedura disiplinore ndaj mjekëve që kërkuan para

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas raportimit që është bërë në media, ku kirurgu Enver Fekaj, e pranon se i kishte kërkuar ryshfet pacientit 19-vjeçar, Hysen Ibrahimaj.

Ismaili ka treguar se drejtoria e SHSKUK-së kanë nisur masat disiplinore ndaj Enver Fekajt, dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Rifat Bajrami.

“Porsa u njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së se kanë nisur masat disiplinore ndaj Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sjelljes jo korrekte ndaj një pacienti. Përgëzoj menaxhmentin e SHSKUS-së për reagimin e shpejt”, ka shkruar Ismaili në Facebook.


Ai thotë se institucionet tona publike shëndetësore kanë për detyrë të jenë afër qytetarëve dhe brengave të tyre, andaj keqpërdorimet e tilla nuk do të lejohen.

Kirurgu Enver Fekaj, e ka pranuar se i kishte kërkuar ryshfet pacientit 19-vjeçar, Hysen Ibrahimaj. Madje ai pranon se në rastin e Ibrahimajt ai është tallur.

E gjitha kishte filluar kur pacienti Ibrahimaj kishte një problem me zorrën e trashë dhe me rekomandim të kirurgut kreu operacionin në spitalin privat që i kushtoi 2 mijë euro.

Familja thotë se mjeku u kishte thënë që operacionin e dytë do ta kryejë në QKUK pas dy muajve, për shkak se nuk kanë mundësi sërish të shkojnë në spitalin privat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Kronika e Zezë
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

Lajme
Kurti takoi kryetarin e Leposaviqit, flasin për qeverisjen e deritashme

Kurti takoi kryetarin e Leposaviqit, flasin për qeverisjen e deritashme

Komunat
Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Lajme
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

Lajme
Kalo në kategori