LAJMI I FUNDIT:

Islami për planifikim atentatin ndaj Kurtit: Kjo do t’i konvenonte vetëm Serbisë

Islami për planifikim atentatin ndaj Kurtit: Kjo do t’i konvenonte vetëm Serbisë
Analisti i Sigurisë, Avni Islami

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe dy të tjerëve, do t’i konventonte vetëm Serbisë. Ai ka theksuar se një vrasje e tillë siç do të ishte ajo e kryeministrit të vendit, nuk do t’i konvenonte as politikës së Shqipërisë e as Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe dy të tjerëve, do t’i konventonte vetëm Serbisë.

Islami në RTV Dukagjini ka theksuar se një vrasje e tillë siç do të ishte ajo e kryeministrit të vendit, nuk do t’i konvenonte as politikës së Shqipërisë e as Kosovës.


Kjo për shkak se siç thotë Islami do të çonte në destablizim të vendit.

“Lajmi është bombastik dhe koha është e shkurtë dhe unë nga prizmi im mund të them se kjo do t’i konventonte vetëm armikut tonë Serbisë, jo sepse dua t’ia atribuoj atë sepse mund të mos jetë kështu por politikës shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë nuk do t’i konventonte vrasja e tillë sepse do të bëhej një destabilizim i vendit dhe qëllimi është ky, që të bëhet një hakmarrje në mes shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur Islami.

Megjithatë, ajo se çfarë ka rëndësi sipas Islamit është se planifikimi i vrasjes ka dështuar.

“Ë rëndësishme është që planifikimi i vrasjes ka dështuar për shkak të angazhimit të institucioneve intelegjente qoftë të Shqipërisë qoftë të Kosovës”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se e rëndësishme është që strukturat e shtetit kanë gjurmuar dhe kanë hetuar në këtë drejtim.

Ndërkaq, Islami ka folur edhe për vonesën e publikimit të lajmit.

Ai ka thënë se ngjarja e ndodhur pothuajse një vit më parë, tashmë e ka humbur fuqinë e asaj kohe kur ka pasur tendenca për planifikim të vrasjeve të Kurtit dhe dy të tjerëve.

“Pyetja shtrohet pse bash në këtë kohë plasohen lajmet e tilla ku rëndësia e atij lajmi tashmë veç se ka humbur fuqinë e vet. Madje është dashur që kjo pas një kohe të gjatë të dilet në opinion”, ka thënë Islami.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar kërcënimin me atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit, thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi dhe se rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.

Ndryshe të hënën e 19 shtatorit, mediumi shqiptar A2neës, ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

“Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën, kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë, nga hakerët, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano”.

“Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit, dhe ndaj Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet”.

I dyshuari, sipas A2 neës, është Prek Kodra, i cili sipas raportimit të këtij mediumi, ka aftësi të mirë në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje të tjera në Kosovë e Mal të Zi.

“I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës”, thuhet në postimin e A2 news.

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezullua urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas mediumit A2, fillimisht ishte planifikuar vrasja e Ismet Haxhës, pas një muaji, ishte planifikuar të vritej edhe Xhavit Haliti, dhe pastaj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti”.

Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës.

Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në katër muajt e ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori