LAJMI I FUNDIT:

Ishulli kanadez ofron punë dhe dy ari tokë për ata që dëshirojnë të jetojë atje

Ishulli kanadez ofron punë dhe dy ari tokë për ata që dëshirojnë të jetojë atje

Biznesi në ishullin Cape Breton, vjen me një mënyrë noveliste për të rritur rënien e popullsisë.

Një dyqan i përgjithshëm në një ishull të vogël kanadez është përmbytur nga mijëra aplikime, pasi pronarët e saj ofruan dy ari tokë dhe një punë për këdo që dëshiron të zhvendoset atje, shkruan The Independent.

Vajza e fermerit dhe pronarit të dyqanit në fshatin Whycocomagh, në ishullin Cape Breton, të Nova Scotia-së, publikoi reklamën në Facebook për stafin që të punojnë në dyqanin e tyre duke iu thënë se nuk mund t’iu ofrojnë ‘shumë para’ por kishin ‘shumë tokë’ në dispozicionin e tyre, transmeton KosovaPress.


Ajo thoshte, “Ne jemi një biznes i përforcuar në zemrën e Cape Breton, kemi vend punime, tokë dhe potencial, por nuk kemi njerëz”.