Ishte zhytur në ujë, sulmohet nga një peshkaqen - shoku i tij filmon gjithçka (Video)

Një njeri ka folur për mënyrën se si mbijetoi pasi u kafshua në kokë dhe qafë nga një peshkaqen në Karaibe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Will Krause po bënte zhytje për peshkim në Bahamas me disa miq kur ai ishte sulmuar nga një peshkaqen.
Ndërkohë janë publikuar pamjet të cilat thuhet se tregojnë momentin kur peshkaqeni kap kokën dhe qafën e Krause dhe pastaj e lëshon atë papritmas.
"E vetmja gjë që unë mund të kujtoj nga ai moment nën ujë ishte tingulli, tingujt e përplasjes së kokës sime, i cili nuk është një tingull i këndshëm", tha Krause.
Sulmi i peshkaqenit e la njeriun me plagë jo të lehta.
"Mbaj mend për 15 minutat e para të udhëtimit me anije, duke menduar nëse nuk i ndalojmë gjakderdhjen, ai nuk do të ishte me ne më", ka thënë një nga miqtë e Krause.
Krause thotë se ua ka borxh jetën e tij, miqve të tij dhe Perëndisë, pasi e kishin mbrojtur nga sulmi i tmerrshëm.
Grupi thotë se planifikojnë të kthehen përsëri në oqean. /Telegrafi/



















































