Ishte vetëm ndeshje miqësore - por lojtari i Newcastles nuk ngurroi ta grushtonte kundërshtarin

Pushimi dimëror i Newcastles në Arabinë Saudite përfundoi në rrëmujë kur Ciaran Clark u përjashtua me karton të kuq për shkak të grushtimit të një kundërshtari gjatë një ndeshje miqësore.
Mbrojtësit iu dha karton i kuq me të drejtë pasi sulmoi sulmuesin e Al-Ittihad, Abdo Hamdallah, të cilit gjithashtu iu tregua e njëjta ngjyrë pas situatës.
The Magpies fituan 2-1 falë golave të Allan Saint-Maximin dhe Ryan Fraser përpara se të kthehen në Tyneside të shtunën (sot).

Trajneri i Newcastles, Eddie Howe kishte thënë më herët se kampi stërvitor në Jeddah kishte qenë një sukses i jashtëzakonshëm me stërvitjes e skuadrës dhe takimin me pronarët e rinj.
Por, ata kthehen në Mbretërinë e Bashkuar me një shije të hidhur pasi Clark pranoi karton të kuq përpara bashkëpronares Amanda Staveley, personaliteteve saudite dhe ambasadorit saudit të MB-së, Neil Crompton.
Mbrojtësi irlandez ishte i buzëqeshur në fund, teksa u fotografua duke shkëmbyer disa fjalë me Hamdallah. /Telegrafi/





















































