LAJMI I FUNDIT:

A ishte reagim me vonesë në tronditjen e Varga – reagon zyrtarisht UEFA

A ishte reagim me vonesë në tronditjen e Varga – reagon zyrtarisht UEFA

UEFA ka insistuar se nuk ka pasur ndonjë vonesë në trajtimin e Barnabas Varga pas lëndimit të tij në fitoren 1-0 të Hungarisë kundër Skocisë.

Sulmuesi hungarez ndodhet në gjendje stabile në spital pasi thuhet se i theu disa kocka në fytyrë pas një përplasjeje me portierin skocez Angus Gunn.

Varga u rrëzua pa ndjenja pas incidentit dhe më vonë u hoq nga fusha me barelë, me çarçafë të mbajtur për të parandaluar që ai të shihej në atë gjendje.


Përfundon Euro 2024 për Barnabas Varga
Lexo po ashtu Përfundon Euro 2024 për Barnabas Varga

UEFA deklaroi se mjeku i skuadrës ndërhyri brenda 15 sekondave nga ndodhja e incidentit, me ekipin e urgjencës në fushë të thirrur sapo u kërkua.

Në një deklaratë të UEFA-s thuhej: “Në lidhje me ndërhyrjen mjekësore pas lëndimit të kokës që pësoi Barnabas Varga i Hungarisë, dëshirojmë të sqarojmë se ndërhyrja e mjekut të ekipit ka ndodhur brenda 15 sekondave nga incidenti, e ndjekur menjëherë nga mjeku i dytë, për të kryer një vlerësim të parë të lëndimit dhe për të ofruar trajtimin e duhur, sipas procedurave të zakonshme mjekësore”.

“Ekipi i kualifikuar i urgjencës në fushë po priste, sipas protokollit të tyre, dhe mbërriti me barelë sapo u kërkua ndërhyrja e tyre nga mjekët për të evakuuar lojtarin për transferimin e tij të menjëhershëm në spital”.

“Koordinimi në mes të gjithë stafit mjekësor në terren ka qenë profesional dhe gjithçka është bërë në përputhje me procedurat mjekësore në fuqi. Nuk ka pasur asnjë vonesë në trajtimin dhe ndihmën ndaj lojtarit”, thuhet më tej në reagimin e shtëpisë së futbollit evropian.

Shoku i skuadrës së Vargas, Dominik Szoboszlai u tërbua me mënyrën se si stafi mjekësor hyri në fushë pas incidentit.

Ylli i Liverpool Szoboszlai tha për Magenta TV: “Unë isha një nga njerëzit e parë atje. U trondita vetë, u përpoqa ta vendosa atë në anën e tij, që në fakt është gjëja më e mirë që mund të bësh në situata si kjo. Ai nuk mund të merrte mjaftueshëm frymë”.

“Nuk e kam idenë se cili është protokolli, nëse njerëzit nuk lejohen të vrapojnë në fushë nëse kemi nevojë për ndihmë, por…”

I pyetur nëse ai besonte se përgjigja nuk ishte mjaftueshëm e shpejtë, 23-vjeçari vazhdoi: “Nuk mendoj kështu. Mund ta shihni se është një problem i madh. Të gjithë vraponin, unë vrapova – këto gjëra shtohen në sekonda”.

“Nuk është vendimi im, por duhet të ndryshojmë diçka për të. Duhet ta bëjmë më shpejt, shumë më shpejt. Të gjithë e dinë se sekondat ikin”, ka shtuar më tej ylli i Liverpoolit që përfaqëson Hungarinë.

Federata Hungareze e Futbollit publikoi një përditësim mbi gjendjen e Vargas vonë të dielën mbrëma ku thuhej: “Disa kocka në fytyrën e Barnabas Varga u thyen gjatë përplasjes gjatë ndeshjes dhe ai gjithashtu pësoi një tronditje. Ka shumë të ngjarë të pritet operacioni”.

“Ai e kalon natën në spitalin e Shtutgartit. I gjithë skuadra po lutet për të!”, u tha më tej në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori