Joselu kishte një tjetër lojë për të harruar kundër Cadiz. Sulmuesi ishte i padukshëm në pjesën më të madhe të lojës dhe kur më në fund doli në qendër të vëmendjes, dështoi keq.
Rodrygo dhe sulmuesi i vetëm natyral i Real Madridit u përballën me portierin kundërshtar dhe braziliani ia kaloi topin sulmuesit.
Për disa arsye, Joselu ndaloi dhe nuk e preku topin, duke e lënë atë të përfundonte jashtë vijave të fushës. Me shumë mundësi ai mendoi se ishte jashtë loje – por ai nuk ishte.
Rezultati ishte 1-0 në atë kohë dhe Cadiz kishte shanset e tij për të barazuar, kështu që tifozët madrilen nuk e pëlqyen atë pamje.
Në fund, Real Madridi ia doli të merrte një fitore të pastër me dy gola nga Rodrygo dhe një nga Jude Bellingham për tri pikë të reja. /Telegrafi/
https://twitter.com/collinabanter/status/1728848338601365894