LAJMI I FUNDIT:

“Ishte një ndërhyrje e keqe” – përditësohet gjendja e Keitas nga dueli brutal me Pogban

“Ishte një ndërhyrje e keqe” – përditësohet gjendja e Keitas nga dueli brutal me Pogban

Naby Keita e lëshoi fushë me barelë shkaku i një ndërhyrje të ashpër nga Paul Pogba në fitore 5-0 të Liverpoolit të dielën e javës së kaluar ndaj Manchester United.

Mesfushori francez fillimisht u ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari Anthony Taylor, por pas rishikimit në VAR, atij iu dha direkt karton i kuq.

Keita u largua nga fusha me barelë dhe u zëvendësua nga Alex Oxlade-Chamberlain.


Vazhdon tmerri për Unitedin në Old Trafford: Pogba ndëshkohet direkt me karton të kuq
Lexo po ashtu Vazhdon tmerri për Unitedin në Old Trafford: Pogba ndëshkohet direkt me karton të kuq

Tani, duke folur përpara ndeshjes së Carabao Cup të Liverpoolit kundër Preston, ndihmësi Pep Lijnders ka ofruar një përditësim të lëndimit të Keitas.

Ai i tha në Sky Sports: “Unë mendoj se duhet të flasim për VAR sepse është një avantazh i madh për mendimin tim për të mbrojtur lojtarët pas asaj që ndodhi atje, për të parë prapa”.

“Ne gjithmonë diskutojmë dhe ndonjëherë ankohemi për arbitrin ose performancën e VAR-it, por pikërisht për këtë është aty, për të mbrojtur lojtarët”.

Historia prekëse e Keitas: Mesfushori i Liverpoolit u rrit në varfëri në Guinea, duke luajtur futboll zbathur dhe duke mbështetur Reds si fëmijë
Lexo po ashtu Historia prekëse e Keitas: Mesfushori i Liverpoolit u rrit në varfëri në Guinea, duke luajtur futboll zbathur dhe duke mbështetur Reds si fëmijë

“Kjo është ajo që më pëlqeu shumë. Ishte një goditje e keqe, por për fat këmba e Naby nuk ishte në tokë”.

“Është vetëm një mavijosje, mund të kishte qenë shumë më keq nëse këmba e tij ishte në tokë. Ne do ta shikojmë atë ditë pas dite, por një mavijosje është e dhimbshme sigurisht”, ka shtuar më tej ai.

Keita po bënte një lojë të bujshme në Old Trafford përpara se loja e tij të përfundonte mizorisht, derisa ishte pikërisht ai që e hapi llogarinë e golave për The Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori