LAJMI I FUNDIT:

“Ishte ironi, kam përsëritur fjalët e Rozës” – Klodian Duro shpjegon deklaratën që bëri në “Big Brother Vip Albania”

“Ishte ironi, kam përsëritur fjalët e Rozës” – Klodian Duro shpjegon deklaratën që bëri në “Big Brother Vip Albania”

Klodian Duro, i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, shpjegoi ironinë, sikurse ai e quan, të përdorur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”.

Ish-futbollisti shënjestroi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje, transmeton Top channel.

Deklaron që e ka rrahur gruan: Klodian Duro përjashtohet nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania"
Lexo po ashtu Deklaron që e ka rrahur gruan: Klodian Duro përjashtohet nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania"

“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”.


Foto: Klodian Duro/Top Channel

Nga studio e “Wake Up”, Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij:

“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”.

Ish-futbollisti i Kombëtares hodhi poshtë dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas. Gjithçka është e pavërtetë, u shpreh ai.

U përjashtua nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Klodian Duro: Deklaratë e gabuar, ndjesë për të gjithë publikun
Lexo po ashtu U përjashtua nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Klodian Duro: Deklaratë e gabuar, ndjesë për të gjithë publikun

“Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori