Ishte futur në vaskën me ujë të nxehtë me shpresën se do t’i shpëtojë arrestimit, momenti kur policia britanike kap të dyshuarin

Dy hajdutë u gjetën në ujë të nxehtë kur u arrestuan nga policia britanike pasi u fshehën në një vaskë me ujë të nxehtë.
Hajnat e lagur u gjetën me ndihmën e një helikopteri të policisë së North Yorkshire, ndërsa një bashkëpunëtor i tretë u zbulua në një rimorkio aty pranë, transmeton Telegrafi.
Ryan Ëilkinson, 25 vjeç, Cyle Jenkins, 23 vjeç, dhe Adrian Askin, 28 vjeç, ishin përgjegjës për sulmin ndaj automjeteve Audi dhe Volkswagen me vlerë të lartë dhe tani do të kalojnë një total prej gati 30 vjetësh në burg.
Pamjet në videon më sipër tregojnë momentin dramatik kur policia futet dhe arreston personin e dyshuar që ishte fshehur në vaskën me ujë të nxehtë.
Ngjarja ngjasonte me shumë skena të filmave aksion të Hollywood-it, ku hajnat nuk zgjedhin mjete për t’i shpëtuar prangave. /Telegrafi/


















































