Sonte zhvillohet dueli mes Deportivo La Corunas dhe Barcelonës në Riazor, me klubin katalanas që ka nevojë për pikë në formën e dobët që po kalon.
Barcelona ka tri ndeshje që po pëson humbje radhazi dhe tash po vjen sfida në Riazor ndaj Deportivos.

Pikërisht Deportivo vitin e kaluar siguroi mbijetesën kur arriti të kthehet nga distanvazhti prej 2-0 për të barazuar në 2-2 në pjesën e dytë, shkruan Telegrafi.


Për shumë njerëz kjo ndeshje ishte e kurdisur.

Nëse është kështu, sonte Deportivo duhet ta kthejë një borxh. A mendoni se do të fitojë Barca me meritë apo Deportivo do të bëjë lëshim? /Telegrafi/

telegrafi sport app