Natën mes të premtes dhe të shtunës një i burgosur u arratis nga Burgu qendror i Friburgut, Zvicër. Ai është një nga autorët e vrasjes së Frasses. Hetimet dhe hulumtimet e ndërmarra nuk kanë bërë të mundur ende arrestimin e tij, është thënë të martën në një deklaratë të policisë kantonale të Fribourgut.
Të shtunën stafi i Burgut qendror në Freiburg alarmoi policinë kantonale për arratisjen e një të burgosuri.
I arratisuri kishte gjetur mjetet për të ikur nga qelia, në të cilën ishte vetëm, mes orës dy dhe tre të mëngjesit, pa dijeninë e personelit mbikëqyrës.
Pavarësisht hulumtimeve, nuk ka qenë e mundur të gjenden individi.
Ky i fundit nuk është tjetër përveç një prej autorëve të vrasjes së Frasses, i ashtuquajtur Bashkim L., 35 vjeç, me origjinë kosovare.
Bëhet fjalë për një rast kur viktima, me origjinë nga Kosova, ishte qëlluar me vdekje në maj 2013 me 15 plumba, në prani të familjes së tij.
Prokurori i Përgjithshëm ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të arratisjes së tij dhe mjetet që ai kishte përdorur për të arritur qëllimin e tij. Është shumë e mundshme që të ketë marrë ndihmë të jashtme.
Hetime kombëtare dhe ndërkombëtare
Fotografia dhe raporti i personit në fjalë janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Bashkim L. konsiderohet individ i rrezikshëm. Ai tashmë ndoshta është larguar nga territori zviceran.
Bëhet pra fjalë për një mashkull, 35 vjet, 177 cm, trup mesatar, sy ngjyrë kafeje, flokë të zeza e të shkurtra, mjekër të gjatë të zezë, flet gjermanisht, shqip dhe me theks të fortë në frëngjisht.
Në momentin kur ka ikur kishte veshur pantallona trajnimi dhe një triko të zezë.
Kushdo që mund të japë informacion, kërkohet të kontaktojë policinë në numrin e urgjencës 117 ose të raportojë në stacionin më të afërt të policisë. /albinfo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare