LAJMI I FUNDIT:

ISHP: 81,4% e të prekurve nga Covid-19 në Maqedoni janë kuruar në shtëpi

ISHP: 81,4% e të prekurve nga Covid-19 në Maqedoni janë kuruar në shtëpi

Instituti për shëndet publik në Maqedoni sot ka treguar një statistikë interesante duke thënë se shumica dërmuese e pacientëve të prekur nga Covid-19 në janë shëruar në kushte shtëpiake dhe të izoluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

1053 pacientë, apo 81,4% e rasteve janë shëruar në shtëpi. Nëpër spitale janë hospitalizuar 18,6%.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut ka numra të shtuar të pacientëve të prekur në krahasim me rajonin. Deri tani, (e dielë 17 maj), 2020 në Maqedoni ka 398 raste aktive, 1293 janë të shënuar si të shëruar dhe 101 raste të vdekjeve. Nga gjithësejt 1792 raste aktive që nga fillimi i pandemisë në vend. /Telegrafi/