LAJMI I FUNDIT:

Ish-zyrtari i kryeministrit malazez: Nuk ka dallim mes regjimit të Millosheviqit dhe Vuçiqit, është e njëjta ideologji dhe janë të njëjtit njerëz

Ish-zyrtari i kryeministrit malazez: Nuk ka dallim mes regjimit të Millosheviqit dhe Vuçiqit, është e njëjta ideologji dhe janë të njëjtit njerëz

Zyrtari i kabinetit të ish-kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiq, Predrag Leçiq thotë se nuk ka dallim ndërmjet regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe atij të presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq.

Leçiq për mediet serbe shpjegon se, e përbashkëta e këtyre regjimeve është se e kanë të njëjtën ideologji dhe se janë të njëjtit njerëz.

“Në thelb është e njëjta gjë. Është e njëjta matricë, janë të njëjtit njerëz dhe e njëjta ideologji. E njëjta gjë është sjellja arrogante dhe vështrimi i shtetit si kompani private. Matrica është e njëjtë, kush nuk është me ne është tradhtar ose ustash, pra e njëjta retorikë”, thotë Leçiq.


Sipas tij, Vuçiqi po mundohet me çdo mënyrë të arsyetojë mosveprimin e saj.

“Qeveria, pra Vuçiq, po mundohet me çdo mënyrë të arsyetojë mosveprimin e saj. Për të nuk ka rëndësi e vërteta, për të ka rëndësi vlerësimi dhe asgjë më shumë”, shton ai.

Në fund, ai pohon se propaganda e medieve të afërta pushtetin vazhdojnë të sulmojnë sa herë që regjimit kapet duke vjedhur.

“Kur i kapim duke vjedhur, makineria propaganduese mediatike fillon menjëherë të sulmoj, për një lloj lobisti nga jashtë. Meqenëse mendoj që gjithçka është njësoj, besoj se në fund do të ndodh e njëjta gjë, që populli do ta zëvendësojë autokratin Vuçiq”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori